English

Busek: Zgjedhja e presidentit të ri të KE, më 16 shtator

Bruksel, 4 shtator NOA-Zgjedhja e presidentit të ri të Komisionit Europian nga deputetët europianë mund të ndodhë më 16 shtator.

Lajmi është konfirmuar sot nga presidenti i Parlamentit Europian, Jerzy Buzek.

 "Ka shumë të ngjarë që të zhvillojmë një votim më 16 shtator", deklaroi Buzek në një konferencë shtypi në Stokholm me kryeministrin suedez Fredrik Reinfeldt, vendi i të cilit mban presidencën e radhës së BE-së.

 Vendimi do të merret më 10 shtator me rastin e një mbledhjeje të kryetarëve të grupeve të ndryshme.

KOMENTE