English

Ekstradohet nga Italia Kristian Begu, arkitekti i atentatit për vrasjen e Lul Berishës

Tiranë, 5 Shtator NOA Update - Personi i cili identifikohet nga drejtësia shqiptare si arkitekt i planit për atentat ndaj Lul Berishës, është ekstraduar mbrëmjen e së Premtes.

Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana konfirmoi për agjencinë NOA se u krye ekstradimi nga Milano e Italisë, drejt vendit tonë i shtetasit shqiptar Kristjan Thoma Begu.

Policia tha se kapja e Begut u bë më 7 nëntor 2008 dhe erdhi si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Romën.

Djali 33-vjeçar nga Manza e Durrësit, i identifikuar nga Policia e Shtetit dhe me emrat Gazmend apo dhe Edmond, gjatë viteve 2002 dhe në vazhdim ka qenë e bandës vrasëse që kishte për kapo, Klodjan Saliun dhe Indrit Doklen, saktësoi policia.

Gjykata e Shkallës së Parë të Krimeve të Rënda, me vendimin nr. 24, datë 7 mars 2007, ka vendosur masën e sigurisë "Arrest në burg", në ngarkim të Kristjan (Gazmend) Begut, për veprat penale të "Vrasjes me paramendim, e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë", parashikuar nga nenet 78/2 - 25 dhe 25, të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë.Â

Dinamika

Kristjan Begu, gjatë viteve 2002 dhe në vazhdim ka qenë inkuadruar në organizatën kriminale, që drejtohej nga Klodjan Saliu dhe Indrit Dokle.

Më 26 shkurt 2005, është vrarë me armë zjarri Klodjan Saliu, dhe drejtimin e organizatës më pas e mori Indrit Dokle.

Për vrasjen e Klodian Saliut dyshohej se ishte kryer nga Lulëzim Berisha në bashkëpunim me Indrit Taullaj dhe Plaurent Dervishaj.

Si hakmarrje, Indrit Dokle dhe Kristjan Begu, përgatisin një plan për të realizuar vrasjen e Lulëzim Berishës.

Mesditën e 5 prillit 2005, ora 13:00, personat e ngarkuar për kryerjen e krimit po udhëtonin me makinë të armatosur, por në kohën që po përgatiteshin të kryenin aktin kriminal janë zbuluar nga policia, në ato momente kanë braktisur makinën dhe janë larguar me shpejtësi duke lënë armët në makinë. e.n/NOA

KOMENTE