Prishtinë, 4 shtator NOA-Administratorja e UNDP-së, Helen Clark ka emëruar Parviz Fartashin, drejtor të UNDP-së në Kosovë.
Ai e zëvendëson Maurice Deëulfin dhe ka marrë postin më 3 shtator, njofton UNDP nëpërmes një komunikate për shtyp.
Fartash thuhet se ka një përvojë 23-vjeçare me UNDP-në në pozita të ndryshme drejtuese.
Para emërimit të tij në postin e drejtorit të UNDP-së në Kosovë, Fartash ishte menaxher i lartë i programit në Zyrën Rajonale të UNDP-së në Bratislavë, përgjegjës për aktivitetet operacionale të vendeve të sapopranuara dhe vendeve kandidate për në Bashkësinë Evropiane.
Në detyrën e re ai sjell përvojën e gjatë nga fushat e zvogëlimit të varfërisë, mjedisit, parandalimin e konfliktit, nga zyrat e UNDP-së në mbarë botën, përfshirë këtu Fixhin, Pakistanin, Korenë Veriore dhe Shqipërinë.
Fartash ka doktoruar në fushën e Zhvillimit Ekonomik në Universitetin Nanterre në Francë.
Ai është me kombësi franceze dhe flet gjuhët persishte, frënge dhe angleze.
m.i/NOA
Â