English

EULEX: Bashkëpunimi me Serbinë do jetë në shumë sektorë

Prishtinë, 4 shtator NOA-Misioni i EULEX deklaron se me autoritetet serbe nuk pritet të firmoset vetëm marrëveshja për policinë por dhe në sektorë të tjerë.

EULEX konfirmoi sot se bashkëpunimi i tyre me Serbinë do të jetë edhe në sektorin e doganave dhe të magjistraturës.

Zëdhënësi i misionit evropian në Kosovë, Karin Limdal, deklaroi se këto marrëveshje do të realizohen së shpejti. Ai shpjegoi se EULEX-i ishte i interesuar për bashkëpunimin me policinë, drejtësinë dhe sektorin e doganave me të gjitha vendet e rajonit.

 Misioni evropian deklaroi edhe se po kërkon të vazhdojë bisedimet me autoritetet e Kosovës, të cilat u shprehën kundër marrëveshjeve ndërmjet EULEX-it dhe Serbisë.

m.i/NOA

Â

KOMENTE