Athinë, 4 shtator, NOA - Data 4 tetor u caktua pre kryeministrit grek të dorëhequr tashmë nga posti, si data e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.
Karamanlis pas aktit të dorëheqjes pohoi se qeveria e tij ka nevojë për një mandat të ri politik për të nisur reformat ekonomike, ndërsa Greqia përballet me dy vjet të vështirë.
Gjatë tyre, vendi fqinj është përballur jo vetëm me një rritje të ndjeshme të papunësisë dhe ngadalësim ekonomik, por edhe me konflikte të mëdha mes qytetarëve dhe shtetit.
E pikërisht, për arsye të tilla, duket se Karamanlis nuk do ta ketë të lehtë të pretendojë fitoren në zgjedhjet e reja.
Sipas anketave, mbështetja për socialistët e PASOK-ut u rrit 6 përqind gjatë ditëve të fundit pas ankesave të gjera publike rreth veprimeve të qeverisë për frenimin e zjarreve që dogjën pyje dhe shtëpi në veri të Athinës.
n.e/NOA
Â
Â