Napoli, 4 shtator, NOA - 51-vjeçari me inicialet D.G përbën rastin e parë të vdekjes që ka shënuar virusi AH1N1 në Itali.
I sëmuri rezulton se ishte nga Napoli dhe është shtruar në gjendje gripale para pak ditës në mjediset spitalore për t'u kuruar, por pa mundur që t'ia dalë dot mbanë.
Në fakt, autoritetet italiane janë shprehur se ai vuante nga ataku i miokardit dhe kishte një formë pranie të rëndë të diabetit, gjë e cila ia ka rënduar së tepërmi gjendjen e tij edhe nën trysninë e prekjes nga virusi vdekjeprurës.
Pikërisht, mbi një fakt të tillë mjekët italianë shprehen se kjo tregon që personat e shëndoshë nuk janë të rrezikuar nga kjo sëmundje.
Sipas të dhënave shëndetësore nga shteti fqinj, deri tani numri i të prekurve të rezultuar me virusin AH1N1 në këtë vend ka arritur në 2000.
n.e/NOA
Â
Â