Durrës, 4 shtator NOA - Forcat e policisë së Durrësit bëjnë me dijeni se 39-vjeçari Bibë Deda, lindur në Pukë dhe banues në Durrës, ka paraqitur pranë tyre një kallëzim penal.
Sipas burimeve policore, ai e ka bërë këtë pasi tek vendi i quajtur "Sheshi Rezistencës" pasi ka vendosur një pajisje frigoriferke me vetëshërbim dhe me xhetona,  ka konstatuar se persona të paidentifikuar e kanë dëmtuar atë me mjete të forta duke e nxjerrë jashtë përdorimit.U kryen veprimet e para hetimore dhe po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kësaj ngjarje.
Materialet do t'i kalojnë prokurorisë së Durrësit për veprën penale të "Shkatërrimit të pronës" parashikuar nga neni 150 i Kodit Penal.
n.e/NOA
Â