Palermo, 4 shtator NOA - Një 13-vjeçare është përdhunuar nga tre moshatarë të saj të cilët kanë bërë "prova" seksuale me trupin e saj.
Ngjarja e cila ka ndodhur rreth dy javë më parë në Palermo të Itali së ka çuar në policinë vetëm sot në gjurmët e tre të miturve të cilët janë marrë në pyetje.
Sipas policisë Italiane ngjarja ka ndodhur natën e 16 gushtit në kohën kur vendi ishte në festë.
Atë natë tre të rinjtë kanë përfituar nga situata dhe kanë marrë viktimën në një zonë të fshehtë të cilën e kanë keqtrajtuar e më pas përdhunuar me radhë.
Para largimit nga vendi i ngjarjes ata kanë kërcënuar me vdekje vajzën për të mos treguar se ç'farë kishte ndodhur.
Është kthyer në shtëpi duke qarë, ky ka qenë dhe momenti që ka alarmuar familjarët, të cilët mëngjesin e së nesërmes kanë parë shenjat e dhunës në trup të cilën e kane dërguar menjëherë në spital.
Pas ekzaminimit mjekët kane konstatuar shenjat e dhunës dhe faktin që ajo kishte kryer marrëdhënie seksuale.
Menjëherë është bërë kallëzimi në polici të cilët kanë nisur hetimet.
Policia me ndihmën e vajzës bëri të mundur dhe identifikimi i autorëve pas njohjes nëpërmjet fotografive të autorëve nga ana e viktimës.
Të miturit janë kapur nga policia e Palermos të cilët po mbahen në ambientet e paraburgimit.