Prishtinë, 4 shtator NOA-Veton Surroi e konsideron Serbinë si pengesën kryesore për integrimin e Kosovës dhe vendeve të tjera të Ballkanit në strukturat ndërkombëtare, në NATO e BE.
Sipas Surroit, Â "pengesë reale për integrimin e Ballkanit Perëndimor në NATO është Serbia, e cila duke mos e njohur Kosovën dhe duke mos dashur të hyjë në NATO bëhet pengesë edhe për shtetet tjera, e në radhë të parë Kosovën.
Këto komente kryetari i bordit të Klubit për Politikë të Jashtme i bëri gjatë një konference tëorganizuar nga Këshilli Kroat i Atlantikut dhe Divizioni për Politika Publike i NATO-s i cili po mbahet në Slano të Kroacisë.
 "Çështja e hyrjes së Kosovës në NATO tanimë është një problem politik në të cilin Serbia ka gisht dhe mbanë peng tërë procesin.
Për këtë është e nevojshme që të unifikohet politika e BE-së dhe e NATO-s ndaj Serbisë dhe të kushtëzohet integrimi i mëtutjeshëm i Serbisë me funksionimin e Kosovës dhe integrimin e saj në strukturat euroatlantike", ka deklaruar Surroi.
m.i/NOA