English

Kryesia e PR pranon ftesën e Berishës, Mediu ministri i ri i Mjedisit

Tiranë, 4 shtator NOA-Partia Republikane ka vendosur të pranojë ftesën e kryeministrit Sali Berisha për të bashkëqeverisur në kabinetin e ri që pritet të marrë trajtë pas datës 7 shtator.

Mbledhja e kryesisë së PR vendosi të premten në mbrëmje të përfaqësohet në qeverinë e re me kryetarin e saj, Fatmir Mediu.

Mediu do të jetë ministri i ri i Mjedisit në qeverinë e re të koalicionit fitues pas zgjedhjeve të 28 qershorit.

Kryesia e PR e votoi kandidaturën e Mediut me unanimitet të plotë.

m.i/NOA

KOMENTE