English

LSI, Prifti: Ja cilat janë prioritetet e punës si ministër i Energjetikës

Nga Rajmonda Lajthia Â

Tiranë, 4 shtator NOA - I vendosur për të drejtuar ministrinë e Ekonomisë Tregtisë dhe Energjetikës, deputeti i LSI-së, Dritan Prifti, gjatë një interviste për agjencinë e lajmeve NOA tregon se ka disa teza të ndryshme, nga ato të qeverisë Berisha të 4 viteve të shkuara.

Priftit i mbetet qëndrimit kritik të deklaruar publikisht, se OSSH-ja u shit me një çmim të lirë, por duke folur tashmë në pozicionin e njeriut që pret të drejtojë ministrinë e Energjetikës, Dritan Prifti premton të rishikojë kontratën e shitjes, me synim përmirësimin por jo anulimin e saj.

"Është e vërtetë që kam qenë kritik ndaj këtij privatizimi, pasi është shitur realisht lirë, por në kushtet e sotme kur unë të filloj punën do të rishikoj këtë kontratë në se ka vënd për përmirësime dy palshe. Në ditët e sotme, ne duhet t'i japim biznesit optimizëm dhe jo shembuj negativë, ndaj nuk mund të flasim për anulime kontrate"- u shpreh Prifti.

Ndërsa për sistemin energjetik Prifti tha se qeveria ka dështuar me kontratat konçesionare.

Sipas tij janë dhënë mbi 100 leje për ndërtimin e hidroçentraleve por vetëm 2-3 prej tyre kanë nisur punën.

"Unë do të monitoroj rreptësisht këto leje dhe do të vendos afate konkrete për fillimin e investimit të tyre".Â

Pavarësisht se qeveria Berisha ka nisur të konkretizojë nismën ligjore për ndërtimin e një centrali bërthamorë në vend, kandidati për ministër e vlerëson këtë nismë, si të parakohshme.

Sipas Priftit, centrali nuk është një zgjidhje afatshkurtër, ndaj nuk mund të jetë pjesë e prioriteteve tona.

"Nuk jam kundër kësaj ideje", -tha Prifti, "por realizimi i këtij projekti do të kërkojë minimalisht 10 vjet kohë".

Lidhur me debatin e ekspertëve të ekonomisë për prezencën e Fondit Monetarë Ndërkombëtar, Prifti u shpreh se këtij institucion i duhet ekonomisë shqiptare.

Në një kohë që qeveria Berisha i ka thënë lamtumirë këtij institucioni, kandidati për ministër shprehet se FMN duhet për të certifikuar treguesit ekonomik, ndaj duhet të jetë partneri i qeverisë.Â

Pas dekretimit nga presidenti, e votëbesimit në parlament, ditët e para të punës për ministrin e ri do të jenë konsultime të vazhdueshme me komunitetin e biznesit. Rritja ekonomike sipas tij nuk duhet mbështetur tek fondet e buxhetit të shtetit, por tek biznesi. "Projekti ynë I përbashkët me qeverinë Berisha është që të kthejmë ekonominë nga konsumuese në prodhuese. Kjo situatë do të realizohet vetëm duke e konsideruar partner sipërmarrjen private dhe duke i ofruar atyre lehtësirat e nevojshme" -përfundon Prifti.

r.l/NOAÂ

Â

Â

Â

Â

KOMENTE