Shkup, 4 shtator NOA-Dje dhe sot në kryeqytetin maqedonas po zhvillohet konferenca rajonale për përmirësimin e bashkëpunimit në luftën kundër pastrimit të parave.
Organizator i kwtij takimi është Drejtoria për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit e Maqedonisë.
Në këtë konferencë po marrin pjesë përfaqësues nga vendet e rajonit, nga Komisioni Evropian dhe nga ambasada spanjolle në Shkup.
Konferenca rajonale është pjesë e projektit të BE-së për rritjen e kapaciteteve të institucioneve në luftën kundër pastrimit të parave.Â
m.i/NOA
Â