English

Mediat serbe: Mbi bandën e Darko Elez, akuza për vrasje politikanësh e trafik droge

Beograd, 4 shtator NOA-Pas vënies në pranga të Â pjesëtarëve të bandës së rrezikshme serbe, që udhëhiqej nga Darko Elez , mediat serbe kanë publikuar disa nga akuzat që rëndojnë mbi ta, një prej tyre likuidimi i zyrtarëve shtetëror në Serbi.

Sipas gazetës serbe ‘Blic', supozohet se plani ishte që nën veturat e zyrtarëve që do të eliminoheshin të vendosej eksplozivi, për të cilin ishin të trajnuar shumica e pjesëtarëve të bandës.

Në padinë penale ndaj bandës së Elez thuhet se kjo bandë dyshohet për nxitjen e vrasjeve, ndërkaq i gjithë grupi në Serbi akuzohet për kontrabandën e 44 kilogramëve drogë, për tentim-vrasje, tentim zhvatje, falsifikim të dokumenteve, posedim të palejueshëm të armëve dhe eksplozivit, etj.

Gjithashtu, kjo bandë kriminale kishte në kontroll trafikun e drogës nga Mali i Zi në Bosnjë Hercegovinë, ku ua shiste bashkëpunëtorëve të saj.

Në Bosnjë Hercegovinë ata dyshohen edhe për sulme të armatosura, plaçkitje, shantazhe dhe detyrime, ndonëse nuk hezitonin që atyre që refuzonin t'u paguanin reket t'i vendosnin edhe mjete eksplozive.

Â

KOMENTE