English

Mediu takon Berishën: Askush s'mund ta mohojë kontributin tim

Tiranë, 4 Shtator NOA - Kryetari i partisë Republikane sapo përfundoi një bisedë kokë më kokë me kryeministrin Sali Berisha, takim që zgjati rreth një orë.

Pas takimit në kryeministri, Mediu deklaroi se i ishin ofruar të paktën tre variante për pjesëmarrje në kabinetin e ri qeveritar.

"Partia Republikane ka kontributin e saj në këtë mazhorancë, unë kam kontributin tim dhe askush nuk mund ta mohojë këtë gjë", - deklaroi Mediu.

Kreu i republikanëve i cili dha dorëheqjen si ministër i Mbrojtjes pas tragjedisë së Gërdecit ku 26 vetë gjetën vdekjen dhe u plagosën mëse 300 të tjerë, tha se ende nuk është konfirmuar nëse ai do të jetë Ministër i Mjedisit në vend të Lufter Xhuvelit.

Kurse shtoi se ofertat që atij i janë bërë për përfshirje në qeverinë e re të Berishës, do të shqyrtohen nga strukturat drejtuese të partisë Republikane dhe më tej do të merret një vendim.

e.n/NOA

KOMENTE