Amerikë, 4 shtator NOA - Aktorja atraktive, Megan Fox mund të përfundojë si Merlyn Monroe.
Këtë fakt ajo e ka treguar vetë duke thënë se mund të ketë të njëjtin fat si Monroe.
Ylli kryesor i filmit, Transformers, e ka pranuar se ajo po lufton me problemet mentale, nga rinia e saj, ndërsa simptomat e fundit tregojnë përkeqësim të gjendjes, dhe sëmundje serioze mentale, për shkak të së cilës ndoshta edhe i duhet të shtrohet në spital. Femra më seksipile e planetit për vitin 2009, ka zbuluar për revistën Wonderland se ajo ka sulme dhe manifestime të ndryshme mendore, si halucinacione, dhe iluzione paranojake. Aktorja, 23-vjeçare, ka deklaruar se me kalimin e kohës ajo ka analizuar deri në detaje pjesë të jetës së aktores së famshme Merilyn Monroe, e cila në moshën 36-vjeçare vdiq nga një dozë e madhe e ilaçeve.
Fox frikësohet se edhe jeta e saj do të ketë një përfundim të ngjashëm.