Tiranë, 4 shtator NOA - "Rama nuk kërkon bojkot të parlamentit nga Partia Socialiste, por një marrëdhënie të kushtëzuar me këtë parlament që ka një legjitimitet të cunguar", ishte deklarata e kryetarit i Partisë Demokracia Sociale, Paskal Milo ditën e sotme dhënë për mediat.
Pas një takimi me kreun aktual të Partisë Socialiste, Edi Rama, Milo u shpreh se socialistët nuk do të bojkotojnë parlamentin duke cituar edhe fjalët e Ramës.
"E majta Shqiptare në sfidat e ardhshme elektorale duhet të paraqitet si një forcë e vetme politike që të jetë e suksesshme me mënyrën që mendojmë si të organizohemi për të qenë të suksesshëm.
Gjithashtu u informova nga Zoti Rama se nuk bëhet fjalë për bojkot të parlamentit nga Partia Socialiste por bëhet fjalë për marrëdhënie të kushtëzuara me parlamentin ekzistues që ka dalë nga këto zgjedhje i cili ka një legjitimitet të cunguar.
Ne bojkotin nuk e shohim si një strategji politike por si një taktikë të përkohshme" deklaroi sot Milo.
k.k/NOA