English

NATO nis hetimet për shpërthimet e çisternave të naftës në Afganistan

Afganistan, 4 shtator NOA - Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen i bëri të ditur presidentit Afgan se udhëheqësi i trupave ndërkombëtare në këtë vend, Gjenerali Stanley Mçhrystal, ka nisur hetimet për zbardhjen e sulmit të NATO-s për dy çisternat e rrëmbyera nga talebanët.

Si pasoje e këtij sulmi këtij që ndodhi sot në veri të Afganistanit kanë mbetur të vdekur rreth 90 talebanë mes të cilëve 20-30 civile që ishin mbledhur rreth çisternës për të marrë karburant.

Kreu i NATO-s Rasmusen gjate deklaratës së tij ka theksua se ushtarët e NATO-s kanë qenë të angazhuar për të mbrojtur civilët, dhe se nuk mund të tolerohen ngjarje të tilla.

f.sh/NOA

KOMENTE