Tiranë, 4 shtator, NOA - Partia Socialiste mbledh sot në një takim të posaçëm anëtarët e Kryesisë së saj për të vendosur mbi qëndrimin zyrtar të kësaj partie mbi frekuentimin apo jo të parlamentit të ri nga deputetët socialistë.
Mbrojtësi i kësaj nisme është kryetari Edi Rama, i cili paraqet si kushte për të mos e bojkotuar sesionin e ri parlamentar ngritjen e një komisioni hetimor për pretendimet mbi vjedhjet e zgjedhjeve të 28 qershorit si edhe rinumërim të votave në tre qarqe.
Por një fakt të tillë e ka kundërshtuar deputeti socialist Ben Blushi, sipas të cilit nuk ka nevojë të merren masa të tilla vetëm për të justifikuar humbjen e kryetarit Rama në zgjedhjet e 28 qershorit.
n.e/NOA
Â
Â