Pekin, 4 shtator NOA-Autoritetet kineze thonë se pesë persona janë vrarë në përleshjet që përfshinë qytetin e Urumçit këtë javë.
Policia përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë demonstratat në qytet ku pothuajse dyqind vetë u vranë në korrik në luftime midis ujgurëve myslimanë dhe kinezëve han.Një korrespondent i BBC-së në qytet thotë se protestuesit që janë kryesisht kinezë han janë të zemëruar me reagimin e qeverisë ndaj dhunës në Korrik.
Por protestat më të fundit janë shkaktuar nga një seri njoftimesh se ka patur disa goditje misterioze me shiringa.
Qeveria kineze ka fajësuar ujgurët për këto sulme dhe thotë se ata duan të krijojnë mungesë stabiliteti.
Â