English

Përplaset me makinë drejtuesi 15-vjeçar pa patentë, ndahet nga jeta

Kukës, 4 shtator, NOA - Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e ditës së sotme në aksin e rrugës Durrës-Kukës, ku një djalë 15-vjeçar ka mbetur menjëherë i vdekur pas një aksidenti fatal që ai vetë shkaktoi në kohën kur po drejtonte një automjet.

Sipas të dhënave policore për agjencinë e Lajmeve NOA, ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në afërsi të Kukësit dhe i lënduar ka mbetur edhe një person tjetër.

Ky i fundit është një shtetas turk, i cili ishte duke drejtuar automjetin e tij Benz-Mercedez me targa të Tiranës në kohën që përballë i ka ardhur makina e tipit Golf që po drejtohej nga i mituri pa patentë.

Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe është duke hetuar për shkaqet e vërteta të aksidentit, ndërsa materialet përkatëse i kanë kaluar organit të akuzës.

n.e/NOA

Â

Â

Â

KOMENTE