Prizren, 4 shtator NOA-Edhe në maje të Bjeshkës Pashtrik mund të rritet Kanabisi, madje edhe në të tilla terrene ku është e pamundur të arrihet me veturë, ndërkohë që edhe ecja këmbë është e vështirë.
Një hetim i nisur rreth dy javë më parë nga Drejtoria rajonale e hetimeve të Prizrenit në këto terrene ka rezultuar me identifikimin e dy plantacioneve të mbjella me bimë narkotike të llojit kanabis sativa.
Një sasi e konsiderueshme e bimëve narkotike shumica e të cilave kishin arritur lartësi në mbi një metër janë konfiskuar nga policia e rajonit të Prizrenit.
Operacioni i sotëm policor, i koduar nën emrin Pashtriku dhe i realizuar në orët e hershme të mëngjesit, është përkrahur edhe nga policia e qarkut të Kukësit, të cilët kanë siguruar brezin kufitar në kohën e realizimit të operacionit.