English

Prifti i rremë strehohet për një muaj në hotel e ikën pa paguar, ndiqet nga policia

Bolzano, 4 shtator, NOA - I maskuar nën petkun e priftit, ka mashtruar për një muaj me radhë administratorët e një hoteli në Bolzano të Italisë.

Ngjarja ka ndodhur me një gjerman 34-vjeçar, i cili ka vendosur të shtiret si një prift për të përfituar jo vetëm dashamirësinë e njerëzve, por edhe besimin e tyre, në mënyrë që në fund t'ia hidhte pa paguar, ashtu në fakt edhe siç ka ndodhur.

Drejtori i hotelit, menjëherë sapo ka ndodhur kjo ngjarje iu është drejtuar direkt karabinierëve, të cilët tashmë kanë rënë në gjurmët e tij dhe kanë konstatuar se ai jo vetëm që nuk kishte ndonjë urdhër për të qenë prift, porse e ka veshur enkas veshjen e një të tilli për t'u shpëtuar detyrimeve.

n.e/NOA

KOMENTE