English

Sejdiu dhe Hyseni lobing në SHBA, në kuadrin e mbledhjes së Asamblesë të OKB

Uashington, 4 shtator, NOA - Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu dhe ministri i Punëve të Jashtme, Skënder Hyseni, do të udhëtojnë për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku do të marrin pjesë në takimin e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Ky takim do të shërbejë njëkohësisht për zhvillimin nga ana e dy personaliteteve të larta kosovare të vazhdimit të lobingut të tyre për pavarësinë e Kosovës.

Nga ana e tij, ministri i Jashtëm i Kosovës Skënder Hyseni ka thënë se takimet to të ketë kryesisht me përfaqësues të vendeve që nuk e kanë njohur ende pavarësinë.

Në këtë kuadër e sheh ai dobinë e zhvillimit të këtij takimi në Uashington, edhe pse nuk beson që Asambleja e Kombeve të Bashkuara të ketë ndonjë diskutim të veçantë për Kosovën.

n.e/NOA

Â

Â

KOMENTE