Gjirokastër, 4 shtator, NOA - Forcat e policisë së Gjirokastrës kanë bërë të mundur arrestimin e Roland Aliajt, 27-vjeç, banues i këtij qyteti pasi akuzohet për vjedhje të një aparati celular në një dyqan.
Sipas të dhënave policore për agjencinë e Lajmeve NOA, ky person ka shkuar në një dyqan pronë e K.Ç, në lagjen "18 Shtatori" dhe pasi ka blerë disa sende i ka vjedhur të zotit të dyqanit celularin e tij tip Nokia E 51 dhe është larguar.
Pas denoncimit të bërë në komisariatin e Gjirokastrës, u bë e mundur që pas disa orësh të arrestohet personi i lartpërmendur në një rrugicë të Gjirokastrës.
Nga veprimet paraprake hetimore rezultoi se ai e kishte ndërruar celularin që kishte vjedhur menjëherë në një pikë servisi celularësh, duke marrë një celular tjetër nokia dhe 5.500 lekë mbi të , i cili e ka pranuar këtë gjë edhe në deklarimin e tij .
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 celularë (celularin që kishte vjedhur si dhe celularin që kishte marrë pasi e kishte ndërruar), si dhe 1000 lekë të reja.
Ky person më parë ka qenë i dënuar me 7 vjet burg , pasi në vitin 1999, në aksin rrugor Gjirokastër - Kakavijeëky shtetas ka kryer grabitje me armë të pasagjerëve të ndryshëm.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme, për veprën penale të "Vjedhjes", vepër kjo e parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal.
n.e/NOA
Â
Â
Â
Â
Â
Â
Â
Â