English

Vodhi paratë e donatorëve, në pranga drejtori i OJF në Mitrovicë

Prishtinë, 4 shtator NOA-Vihet në pranga drejtuesi i organizatës jofitimprurëse në Mitrovicë, "Hand Child".

Hetuesit e Drejtorisë së Hetimeve të Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit kanë arrestuar Esat F. nën dyshimin se ka kryer vepër penale Mashtrimit dhe Falsifikimit të dokumenteve.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovë, i dyshuari në periudhën 2007-2008 dhe 2009 ka pranuar donacione në vlerë prej 78,514.00 Euro  përmes xhirollogarisë së OJQ "Hand Child" i cili ka pasur si destinacion fëmijët në nevojë që vuajnë nga sëmundje të ndryshme.

Por, sipas policisë, drejtuesi i OJF ka shpërdoruar postin e tij duke përfituar nga ky donacion duke i përdorur për qëllime personale.

Për të përligjur vjedhjen e donatorëve anglezë, i arrestuari ka falsifikuar raportet. Pas procesit hetimor fillestar dyshohet se Esat F. ka keqpërdorur rreth 24,730.00 €.

Me urdhër të prokurorisë Komunale të Mitrovicës të dyshuarit i është komunikuar masa e ndalimit policor për 48 orë.

KOMENTE