English

Zbriti nga autobusi, mbetet i plagosur nga makina që po kalonte

Korçë, 4 shtator, NOA - Sapo zbriti nga autobuzi i linjës Greqi-Shqipëri në rrugëkalimin Bilisht-Doganë e Kapshticës, u gjend i përplasur nga një makinë që po kalonte rrugën.

Burimet policore rrëfejnë për agjencinë e Lajmeve NOA se ngjarja i ka ndodhur

Andrea Ahmetit, banues në qytetin e Pogradecit, i cili u gjend i përplasur nga

Spiro Stavro, i cili po drejtonte automjetin me targë KO 3955 B.

I aksidentuari pasi ka marrë ndihmën e nevojshme mjekësore është jashtë rrezikut për jetën, më pas është larguar për në Greqi, për mjekim më të specializuar, meqë kishte dhe lejeqëndrimi si emigrant.

U kryen veprimet proceduriale për veprën penale të "Shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor", parashikuar nga neni 290 i Kodit Penal, ndërsa materialet për hetime të mëtejshme do t'i kalojnë prokurorisë së Korçës.

n.e/NOA

KOMENTE