Durrës, 5 shtator, NOA - Policia e Durrësit ka filluar procedimin penal në gjendje të lirë ndaj 26-vjeçarit Kleand Qehajai, lindur dhe banues në Tiranë.
Sipas të dhënave policore për agjencinë e Lajmeve NOA, ky procedim ka filluar për arsye se duke drejtuar furgonin me targë TR 0661 S, në aksin rrugor Durrës-Tiranë tek "Mbikalimi Trenit në Sukth" ka goditur nga prapa automjetin tip Benz me targë Dr 31 25 D, me drejtues Muharrem Kurtin, 66-vjeç.
Si pasojë e kësaj përplasje është dëmtuar dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën në spital, 50-vjeçarja S.Gj, banuese në Maminas të Durrësit, e cila ishte pasagjere në automjetin benz.
Materialet do t'i kalojnë Prokurorisë së Durrësit për veprën penale të "Shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor" parashikuar nga neni 290/1 i Kodit Penal.
n.e/NOA
Â