Durrës, 5 shtator, NOA - Në spitalin kirugjik të Durrësit një grua 38-vjeçare, e cila ishte përplasur nga një makinë në rrugë ka gjetur vdekjen pas kurimit intensiv të saj por pa dobi të mjekëve.
Sipas të dhënave policore për agjencinë e Lajmeve NOA, mësohet se viktima është
Nasibe Kulla, banues në lagjen nr.17 të Durrësit, e cila është aksidentuar në kryqëzimin e kësaj lagjeje nga një automjet akoma i paidentifikuar.
Ndaj këtij mjeti ka filluar çështja penale për "Shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor" dhe "Largim nga vendi aksidentit", ndërsa materialet do t'i kalojnë prokurorisë së Durrësit.
n.e/NOA