Tiranë, 5 shtator NOA- Kryeministri Berisha priti sot në një takim Komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjeneral Lejtnant Sulejman Selimi.
Në fjalën e tij, Berisha vlerësoi Forcën e Sigurisë, reformat e ndërmarra për konsolidimin e saj, duke e shndërruar atë në një faktor të rëndësishëm të paqes, sigurisë dhe integrimit te Kosovës në strukturat e Aleancës së Atlantikut te Veriut.
Kryeministri Berisha e siguroi Komandantin e Forcës së Sigurisë se Kosovës së Shqipëria është e hapur për bashkëpunimin e ngushtë midis dy forcave tona, dhe shprehu gatishmërinë për të ndihmuar Forcën e Sigurisë së Kosovës në konsolidimin e saj.
Nga ana e tij, Komandanti i Forcës se Sigurisë së Kosovës, Gjeneral Lejtnant Sulejman Selimi, falenderoi për mbështetjen që Shqipëria dhe Kryeministri kanë dhënë për Kosovën dhe institucionet e saj.Â