English

Dalja nga kriza ekonomike, G20 vendos të shtojë shpenzimet qeveritare

Londër, 5 shtator NOA-Ministrat e Financave nga vendet e G-20 njoftohet se kanë rënë dakord të vazhdojnë me shtimin e shpenzimeve qeveritare.

Disa nga vendet kryesore përfshi Shtetet e Bashkuara, kohët e fundit kanë sinjalizuar për planet për të ashtuquajturën "strategji e daljes" për mbështetjet financiare.

Duke hapur takimin në Londër, Kryeministri britanik ka paralajmëruar se heqja dorë nga mbështetja është shumë e parakohshme.

Sipas një projekt-deklarate të para nga korrespondentët, ministrat e G-20 po ashtu kanë rënë dakord për standarde globale për pakësimin e pagesave të bankierëve.

Por ministrat nuk arritën marrëveshje në vendosjen e kufijve tavan për këto pagesa.

Â

KOMENTE