English

Edi Rama në konferencë për shtyp: Vendimi është një rezistencë demokratike ndaj një farse

Tiranë, 5 shtator, NOA - Kryetari i partisë socialiste Edi Rama ka dalë në një konferencë për shtyp në selinë rozë disa minuta pas daljes nga mbledhja e grupit parlamentar socialist.

Gjate konferencës se tij lideri i opozitës është shprehur se vendimet e marra janë një rezistencë demokratike ndaj një farse.

"Ky parlament i ka të gjitha mundësitë të vendosë mardhënie që të eliminojë të gjitha gabimet e bëra në zgjedhjet e 28 qërshorit"- u shpreh kryetari i selisë rozë.

Me tej ai ka vazhduar se ky vendim erdhi si pasojë e përpjekjeve të opozitës që 28 qërshori të mos përsëritet më dhe se opozita do të mbajë një qëndrim të rreptë ndaj krimit zgjedhor.

Lideri i opozitës nuk ka anashkaluar pa përmendur dhe dy liderët kryesorë të koalicionit qeveritar Berisha-Meta të cilët i ka cilësuar si një çift ri i një politike të vjetër dhe se lideri i LSI, Ilir Meta duhet të bëjë përpjekje për të zbardhur zgjedhjet e 28 qërshorit të cilat nga një shans ishin një dështim.

f.sh/NOA

KOMENTE