Londër, 5 shtator, NOA - Ministrat e Financave dhe bankierët kryesorë të 20 vendeve më të zhvilluara të botës iniciojnë sor një takim dy ditor, në qendër të të cilit do të jenë masat ndihmuese mbi rregullimin e sistemit financiar botëror.
Krerët e të ashtuquajturit "G20" pritet që të vendosin për vazhdimësonë e paketave stimuluese të ekonomisë globale, deri sa të mbërrijë momenti i rimëkëmbjes së sigurt të saj.
Edhe pse ditët e fundit po mbërrijnë deklarime të tilla si ai i kreut të Fondit Monetar Ndërkombëtar apo ekspertëve të ekonomisë amerikane se ekonomia botërore po përmirësohet, financierët e G20 duan që të tregohen mjaft të kujdesshëm për të thënë se kriza ka përfunduar dhe të ndërpresin strategjinë e ndihmës stimuluese ndaj saj.
Pikërisht, një qëllimi të tillë duket se i shërben edhe takimi i G20.
n.e/NOA
Â
Â