English

Greqi, rishfaqet dhuna e të rinjve anarkistë, sulmojnë sërish forcat e rendit

Athinë, 5 shtator, NOA - Pas një periudhe në dukje të qetë mes të rinjve të ashtuquajtur "anarkistë" dhe forcave të rendit greke, sërish janë shënuar incidente mes këtyre dy grupimeve në shtetin fqinj.

Mediat greke bëjnë me dijeni se një grup prej afro 20 të rinjsh anarkistë sulmuan sërish  forcat e rendit në Athinë dhe u vunë zjarrin disa automjeteve, duke shkaktuar dëme materiale, por pa viktima. Grupi i të rinjve ka sulmuar me bomba artizanale molotov forcat e policisë dhe të sigurisë para zyrës së vjetër të partisë më të madhe opozitare socialiste, ndërsa policia nga ana e saj është kundërpërgjigjur me gaz lotsjellës.

Sulmet e tyre vijojnë ato të nisura që nga muaji dhjetor, kur vrasja e një adoleshenti prej forcave të rendit shkaktoi "zemëratë" e të rinjve që përshkallëzuan dhunën gjithë muajt e parë të këtij viti.

Me sa duket, ajo po rinis shfaqjen e saj pasi kryeministri Kostas Karamanlis dha dorëheqjen para pak ditësh dhe vendi gjendet nën pasigurinë dhe trysninë politike, derisa të zgjidhet qeveria e re në procesin e parashikuar të 4 tetorit.

n.e/NOA

Â

KOMENTE