Korçë, 5 shtator, NOA - Forcat e policisë së Korçës kanë vënë në pranga 38-vjeçarin Besim Qose, lindur në fshatin Goskovë dhe banues në qytetin e Korçës.
Sipas të dhëave policore për agjencinë e Lajmeve NOA, arrestimi i tij u bë pasi u kap në flagrancë në vendin e quajtur ‘Mulliri i Hajdinit' në afërsi të fshatit Krushovë me 221 rrënjë të mbjella, që i ngjanin atyre të bimës narkotike kanabis sativa.
U kryen veprimet proceduriale për veprën penale të "Kultivimit të bimëve narkotike", parashikuar nga neni 284 i Kodit Penal, ndërsa materialet për hetime të mëtejshme do t'i kalojnë prokurorisë së Korçës.
n.e/NOA