English

Jep dorëheqjen ministri i transporteve të Maqedonisë për tragjedinë e ndodhur në Ohër

Maqedoni, 5 shtator, NOA - Pak orë pas tragjedisë së ndodhur mesditen e sotme në liqenin e Ohrit ku një anije me 50 turistë nga Bullgaria u mbyt duke shkakuar vdekjen e 17 personave ka ardhur dhe dorëheqja e ministrit të transporteve të Maqedonisë.

Sipas mediave vendase dorëheqja e ministrit të transporteve është cilësuar si një dorëheqje morale për shak të tragjedisë së ndodhur mesditën e sotme.

Ndërkohë vijnë dhe të dhëna të tjera nga hetimet që po bëhen në vendin e ngjarjes në liqenin e Ohrit.

Të dhënat nga grupet e hetimit të shkuar në vendngjarje tregojnë se mbytja e anijes ka ardhur si shkak i mbingarkesës se anija "Ilinden" zotëronte çertefikatë për lundrim dhe ishte e regjistruar për 43 udhëtare ndërsa në bord gjendeshin 50 persona.

Sipas disa dëshmitarëve të cilët janë gjendur pranë vendit të ngjarjes kanë thënë se në dy apo pak sekonda anija është zhdukur nga sipërfaqja.

Gjithashtu mësohet se 4 prej turistëve gjenden në spital ku po marrin mjekimin e duhur.

Ndërkohë që kërkimet vazhdojnë për gjetjen e trupave të humbur mediat maqedonase bëjnë të ditur se qeveria do të mbajë një seancë të jashtëzakonshme për tragjedinë e Ohrit.

f.sh/NOA

KOMENTE