Grupi parlamentar i Partisë socialiste ka mbyllur para pak minutash takimin në hotel Tirana ku pritej vendimi për pjesëmarrjen ose jo në parlamentin e ri dhe një sërë vendimesh të tjera.
Deputetët e kësaj partie dolën me vendimin për të mos marrë pjesë në seancën parlamentare që do të zhvillohet në datën 7 shtator e cila do të jetë e para që do të mbledhë deputetët e rinj të dalë nga zgjedhjet e 28 qërshorit.
Partia socialiste ka dalë me vendimin se do të bojkotojë kuvendin nëse nuk do të plotësohen kushtet e tyre që nga zbardhja e zgjedhjeve të 28 qërshorit deri tek vrasja e ish-deputetit të PS, Fatmir Xhindi.
Në një deklaratë për mediat Arban Malaj është shprehur se partia socialiste do të jëtë unike në vlerësimin e zgjedhje të 28 qershorit të cilat i ka quajtur të cunguara. Më tej ai ka vazhduar se vendimi i marrë nga grupi parlamentar i kësaj partie shpreson të mos ndikojë në integrimin e vendit.
 Ndëkohë pritet që lideri i partisë socialiste, Edi Rama, të dalë në një konferencë për shtyp rreth asaj që ndodhi në mbledhjen e sotme në hotel Tirana.
f.sh/NOA