English

Mitrovica pa gjykatës kosovarë, EULEX lë pa afat emërimin e tyre

Prishtinë, 5 shtator NOA-Përfaqësuesit e misionit të Bashkimit Evropian për forcimin e sundimit të ligjit, EULEX, nuk mund të japin një afat të caktuar kohor se kur do të nisë rikthimi i gjykatësve vendorë në gjykatat në veri të Kosovës.

Pas zhvillimit të seancës së parë gjyqësore në Gjykatën e Qarkut në veri të Mitrovicës në muajin mars, gjykatësit e EULEX-it kanë zhvilluar deri më tani edhe tri seanca të tjera, ndërsa së shpejti pritet të fillojë një gjykim tjetër, njofton REL.

Zëdhënësja e EULEX-it për drejtësi, Kristina Herodes, njofton se aktualisht në gjykatat në veri janë kthyer disa zyrtarë ligjorë vendorë, por thekson se përpjekjet për rikthimin edhe të gjykatësve kosovarë po vazhdojnë.

KOMENTE