English

Nuk duronte më varfërinë, braktis fëmijët dhe merr arratinë për në Greqi

Korçë, 5 shtator, NOA -Â Kushtet e vështira ekonomike kanë bërë që një 34-vjeçare nga qyteti i Korçës të braktisë dy fëmijët e saj dhe të arratiset për në Greqi.

Blerina Guri (Bradvica), është larguar nga shtëpia e saj duke lënë në mëshirë të fatit dy fëmijët e saj të moshës 10 dhe 12-vjeç të cilët tani gjenden nën kujdesin e forcave të policisë së qytetit të Korçës.

Siç duket 34-vjeçarja nuk është menduar shumë për fatin e dy fëmijëve të mitur dhe ka zgjedhur rrugën e emigrimit për të zgjidhur problemet ekonomike të saj.

Ka qenë ky shkaku i cili e ka detyruar atë të marrë arratinë dhe të braktisë fëmijët e saj duke i lënë të vetëm dhe pa kujdes familjar.

Forcat policore së qytetit të Korçës bëjnë të ditur për agjencinë e lajmeve NOA se kanë filluar menjëherë procedimin për veprën penale të "Braktisjes së fëmijëve të mitur" ndërsa materialet për hetime të mëtejshme do t'i kalojnë Prokurorisë së Korçës.Â

f.sh/NOA

KOMENTE