English

Operacioni "Rruga e Veriut" vë në pranga dy persona të akuzuar për vjedhje makinash

Lezhë, 5 shtator, NOA - Forcat e policisë së Lezhës kanë finalizuar operacionin e koduar "Rruga e Veriut" për zbulimin dhe identifikimin e autorëve të vjedhjeve të makinave të ndodhura gjatë muajve të verës në qarkun Lezhë, me arrestimin e dy personave.

Sipas të dhënave policore për agjencinë e Lajmeve NOA, personat e prangosur në kuadrin e këtij personi janë Arjan Hasa, 25-vjeç, banues në fshatin Dobrac të Shkodrës dhe Artur Gjikola, 31 vjeç, banues në Laç të Kurbinit.

Këta dy persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë realizuar vjedhjet e një makine benz në qytetin e Rrëshenit me me targa italiane; po aty edhe një makinë tjetër me targa MR 2131 A, sikundër dyshohet të jenë edhe autorë të vjedhjes së automjetit tip benz me targa MR 0035 A në Mirditë.

Materialet në ngarkim të këtyre personave i kaluan prokurorisë së Lezhës për veprën penale të "Vjedhjes së kryer në bashkëpunim", parashikuar nga neni 134/2 dhe 25 i Kodit Penal.

n.e/NOA

KOMENTE