Zëdhënësja e partisë demokratike ka dalë në një konferencë për shtyp duke denoncuar qëndrimin e mbajtur nga grupi i ri parlamentar i partisë socialiste e cila shpalli publikisht bojkotin e parlamentit të ri që pritet të mblidhet me 7 shtator. Selia blu nëpërmjet zëdhënëses së saj ka shprehur se Edi Rama mori këtë vendim si rruga e vetme e mbijetesës së tij politike ku këtë bojkot e kishte paralajmërur me dhjetra herë dy muajt fundit.
Ajo u shpreh se: "Partia Demokratike duke denoncuar këtë qëndrim të tij informon shqiptarët, se me këtë vendim tërësisht në funksion të karrierës së tij politike, Edi Rama  ka si qëllim të vetëm bllokimin e procesit të heqjes së vizave midis Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian, duke dëmtuar në këtë mënyrë qindra e mijëra të rinj shqiptarë që presin me padurim të lëvizin të lirë në Evropë dhe duke ndëshkuar qindra e mijëra familjarë që po me aq padurim presin të lëvizin të lirë drejt fëmijëve dhe familjarëve të tyre në emigracion.
Me vendimin e tij të sotëm Edi Rama faktoi se është i zhveshur nga çdo ndjenjë dhe normë morale njerëzore dhe se për interesa të veta personale është i gatshëm të marrë cdo lloj vendimi në dëm të qytetarëve shqiptarë.
PD ka besim të plotë se Bashkimi Evropian këtyre qëndrimeve primitive do tu përgjigjet me të njëjtin qëndrim sic iu përgjigj bilbilave dhe borive që rama futi në Parlament për të bllokuar firmosjen e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit midis Shqipërisë dhe BE-së", vijoji më tëj në konferencën për shtyp Erla Mehilli.
 Ky reagim erdhi menjëhërë pas vendimit të sotëm të grupit të ri parlamentar të partisë socialiste të cilët njoftuan se do të bojkotojnë parlamentin e ri nëse nuk merren parasysh kërkesat e tyre që nga zbardhja e zgjedhjeve të 28 qershorit, vrasja e ish-deputetit të PS, Fatmir Xhindi si dhe vendosja e një balance kohore në Televizionin Publik Shqipëtar mes opozitës dhe mazhorancës.
f.sh/NOA