Ohër, 5 shtator NOA UPDATE-Shkon në 22 numri i viktimave  pas mbytjes së anijes "Ilinden" ne Ohër të Maqedonisë.
Numri më i madh i 74 pasagjerëve kanë qenë turistë bullgarë.
Lajmi konfirmohet nga Ministri i mbrojtjes së Maqedonisë Zoran Konjanovski. Menjëherë pas ngjarjes ministri i Transportit të Maqedonisë Mile Janakievski ka dhene dorëheqjen.
Ndërsa qeveria e Maqedonisë ka shprehur keqardhjen për ngjarjen dhe ka vendosur që data 6 shtator të jetë ditë zie në Maqedoni.
Kryeministri Nikolla Gruevski, ministrja e Brendshme Gordana Jankullovska, ministri i Transportit Mile Janakievski dhe ministri i Shëndetësisë, Bujar Osmani ndodhen në Ohër.
Edhe presidenti Ivanov është nisur drejt vendit të ngjarjes.
Ndërkohë që nga Bullgaria janë nisur drejt Ohrit avionë për t'i transportuar turistët e mbijetuar bullgarë.
Kryeministri Bullgar Bojko Borisov ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin Maqedonas Nikolla Gruevski për të siguruar ndihmë maksimale për viktimat.
Gjithashtu presidenti bullgar George Parvanov ka kërkuar nga kryeministri Borisov marrjen e masave dhe gadishmërinë maksimale për tju dhënë ndihmën të mbijetuarve dhe për kthimin e viktimave në atdhe.
Anija "Iliden" ndodhej rreth 200 metra nga bregu kur u mbyt si pasojë e mbipeshës rreth ores 11:00, në ujërat e liqenit të Ohrit në afërsi të një kampingu,12 kilometra në jug të qytetit.
Anija është fundosur brenda tre minutave në një thellësi prej 6 metrash.