English

Rritet numri i të mbyturve në liqenin e Ohrit, reagojnë autoritetet

Maqedoni, 5 shtator, NOA - Presidenti Maqedonas Ivanov ka reaguar ndaj ngjarjes së ndodhur paraditen e sotme në liqenin e Ohrit ku humbën jetën rreth 17 persona.

Ai ështe nisur menjëherë drejt vendngjarjes ndërkohë që janë pezulluar të gjitha aktivitetet që zhvilloheshin sot në shtetin fqinj.

Sipas të dhënave të mediave vendase anija "Ilinden", me 50 persona në bord po udhëtonte drejt manastirit të Shën-Naumit ku dhe është mbytur rreth 100 metër pasi është nisur nga porti.

Gjithashtu mësohet se deri më tani janë nxjerrë nga forcat e kërkim-shpëtimit 15 persona ndërsa 5 të tjerë deklarohen të zhdukur.

I menjëhershëm ka qenë dhe reagimi i kryeministrit Gruevski i cili ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e tij bullgar.

Mesohet se anija është mbytur në një thellësi prej 7 metrash ndërkohë që të mbijetuarit e kësaj tragjedie janë dërguar për në spital.

Nga të dhënat që japin mediat maqedonase bëhet e ditur se anija e mbytur sot në liqenin e Ohrit ishte një anije 60-vjeçare.

Pritet te bëhet dhe transportimi i të mbijeturave për në Bullgari nga një avion i nisur nga nga ky shtet.

Gjithashtu mediat vendase bëjnë të ditur se numri i viktimave mund të rritet në vazhdim.

f.sh/NOA

KOMENTE