English

Shefi i UNMIK: Misioni s'do të largohet nga Kosova

Prishtinë, 5 shtator NOA-Shefi i UNMIK-ut, Lamberto Zannier ka deklaruar se misioni i Kombeve të Bashkuara do të vazhdojë të qëndrojë në Kosovë, pavarësisht se kjo nuk u pëlqen autoriteteve të Prishtinës.

Në një intervistë për gazetën beogradase "DANAS", Zannier ka thënë se të gjithë anëtarët e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara mendojnë se UNMIK-u ende ka punë për të bërë në Kosovë.

"Jam i sigurt se misioni nuk do të largohet nga Kosova", ka thënë Përfaqësuesi i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së në Kosovë.

"Gjithashtu mendoj se udhëheqësit e Kosovës kanë filluar të kuptojnë se është në interes të Kosovës që të vazhdojë angazhimi i bashkësisë ndërkombëtare. Ata nuk janë kundër pranisë ndërkombëtare këtu, por dëshirojnë që roli i

OKB-së të ndryshojë edhe më shumë", ka shtuar Zannier.

Ai ka thënë se marrëdhëniet me autoritetet e Prishtinës janë vështirësuar dukshëm pas shpalljes së pavarësisë.

Sipas tij, dëshira e kosovarëve që UNMIK-u të largohet nuk ka gjetur përkrahje në Këshillin e Sigurimit.

Shefi i UNMIK-ut ka komentuar edhe situatën e krijuar në Mitrovicë.

Ai ka thënë se është e drejtë e çdokujt që të kthehen në shtëpitë e tyre. Derisa u ka bërë thirrje palëve që t'i zbusin tensionet.

KOMENTE