English

Shqipëri-Azerbajxhan, zhvillohet sot takimi mes dy ekipeve të të rinjve

Tiranë, 5 shtator, NOA - Të rinjtë e ekipit ‘Shpresa' do të zhvillojnë një ndeshje ndaj ekipit të Azerbajxhanit, në kuadron e eliminatoreve për Kampionatit Europian U-21.

Sipas të dhënave për agjencinë e Lajmeve NOA, ndeshja do të zhvillohet në stadiumin "Niko Dovana" të Durrësit dhe parashikon që të fusë në formacion edhe lojtarët Emiljano Vila, Hair Zeqiri dhe Franc Veliu.

Bëhet me dijeni se takimi i dy ekipeve të të rinjve Shqipëri-Azerbajxhan, do të gjykohet nga një treshe arbitrash nga San Marino, me kryesor Stefano Podeski, ndërsa do të ketë si ndihmësa të tij edhe Manuel Xhustin e Gabriele Rosin, ndërsa si delegat i UEFA-s është caktuar të jetë maltezi Emanuel Zamit.

Pas përballjes me Azerbajxhanin, të rinjtë e Shpresave të Shqipërisë do të përballen edhe me të rinjtë austriakë në Vjenë, më datën 9 shtator.

n.e/NOA

KOMENTE