English

Skandal në Afganistan, orgji homoseksuale në ambasadën e SHBA-së

Kabul, 5 shtator NOA-Plas skandali seksual në ambasadën amerikane në Afganistan.

Rreth 14 punonjës të saj janë pushuar nga puna të akuzuar për veprime të rënda që dëmtojnë imazhin e shtetit më të fuqishëm në botë.

Të dëbuarit nga puna janë punonjës të sigurisë të kompanisë "Armor Group North" Amerika në Ambasadën Amerikane në Afganistan.

Shkak u bë publikimi i këtyre fotove, të cilat tregojnë festa lakuriq, veprime të pahijshme dhe prishje të qetësisë publike. Lajmi është bërë publik nga Ambasadori amerikan në këtë vend, Karl Eikenberry, sipas së cilit policia ka nisur hetimet lidhur me këtë ngjarje.

Deri tani nuk është bërë publik identiteti i personave të përfshirë në këtë skandal. "Atje po ndodhte diçka dhe nuk ishim në dijeni.

Ajo që është më stresuese janë këto foto të ulëta që i kemi parë tashmë të gjithë", tha Ian Kelli, zëdhënës i Departamentit Amerikan të Shtetit. Dyshimet për këtë ngjarje nisën një javë më parë, ku një grup vëzhguesish dorëzuan një raport tek Sekretarja Amerikane e Shtetit Hillary Klinton. Kjo nuk është e para herë që amerikanët përdorin firmat kontraktuese të sigurisë në misionet e tyre, që gjithsesi kanë përfunduar me histori skandali.

Në vitin 2007, qeveria në Irak dëboi nga vendi punonjësit e firmës amerikane Blackuater të cilët vranë 14 civilë. Për analistët publikimi i këtyre skandaleve tregon se sa e rrezikshme është siguria në ambasadë, e po kështu, shihet edhe si një tjetër goditje ndaj imazhit të amerikanëve.Â

KOMENTE