Â
Shkup, 5 shtator NOA-Ambasadat amerikane në Shkup dhe në Sofje shprehën sot keqardhje për tragjedinë që ndodhi me anijen në Liqenin e Ohrit, në të cilën humbën jetën të paktën 20 veta.
"Ambasada e ShBA-ve në Shkup dhe Ambasada e ShBA-ve në Sofje shprehin keqardhjen e tyre për humbjen tragjike të jetëve ndërsa udhëtonin sot në Liqenin e Ohrit.
Ne së bashku dëshirojmë t'u shprehim ngushëllimet tona familjeve të viktimave", thuhet në deklaratën për shtyp mbi fatkeqësinë e anijes në Liqenin e Ohrit.
Qeveritë maqedonase e bullgare kanë caktuar ditën e nesërme, datë 6 shtator si ditë zie në nderim të viktimave që humbën jetën tragjikisht ndërsa po kryenin një udhëtim turistik me anije në liqenin e Ohrit.
Sipas mediave maqedonase, anija "Iliden" ndodhej rreth 200 metra nga bregu kur u mbyt si pasojë e mbipeshës rreth orës 11:00, në ujërat e liqenit të Ohrit në afërsi të një kampingu,12 kilometra në jug të qytetit.
Anija është fundosur brenda tre minutave në një thellësi prej 6 metrash. Â
m.i/NOA