English

Vera e vitit 2009 renditet e katërta për nga niveli i nxehtësisë që nga viti 1800

Romë, 5 shtator, NOA - Vera e vitit 2009 renditet e katërta midis atyre më të nxehta që prej 1800. Një fakt të tillë e ka konfirmuar Instituti i Shkencave Atmosferike dhe Këshilli Kombëtar i Kërkimit Bolonjës, bazuar në të dhënat e ndryshimit të klimës në shtetin fqinj, por në tërësi edhe për rajonin e Mesdheut, ku ndodhet edhe Shqipëria.

Këto të dhëna tregojnë sesi temperatura mesatare e verës 2009 ishte e lartë me 1,88 gradë në krahasim me mesataren e periudhës 1961-1990.

Sa i përket gushtit, që u konsiderua edhe si muaji më i nxehtë, temperatura mesatare e tij u konsiderua si e treta më e larta bazuar në studimet e kryera gjatë dy shekujve të fundit.

n.e/NOA

Â

Â

KOMENTE