Prishtinë, 5 shtator NOA-Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, në një konferencë për media të shtunën, ka zyrtarizuar edhe tre kandidatë të kësaj partie për kryetarë të komunave.
Në Skenderaj, AAK-ja ka propozuar kandidat për kryetar të Komunës, Rushit Halitin, në Drenas Halil Kuliqin dhe në Shtërpcë, Fadil Halimin.
Para gazetarëve, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka vlerësuar kapacitetin e kandidatëve të tij për të udhëhequr komunat, ku janë kandiduar.
Njëherësh, ai ka njoftuar se brenda pak ditësh do të përfundojë procesi i nominimit të kandidatëve të AAK-së për kryetarë të komunave.
m.i/NOA