Itali, 6 shtator, NOA - Një aksident automobilistik ka ndodhur ditën e sotme në krueqytetin Italian në Romë ku mbetën të vdekur dy persona dhe tre të tjerë u plagosën.
Aksidenti ka ardhur si pasojë e shpejtësisë së madhe të automjeteve të cilët janë përplasur me njëra-tjetrën.
Sipas mediave vendase mësohet se dy viktimat i përkasin gjinisë femërore dhe se tre personat e tjerë të palgosur janë transportuar për në spital të cilët janë janë nën kujdesin mjekësor.
Të dhënat policore tregojnë se automjeti tip "Fiat puno" ka qenë më shpejtësi të madhe e cila ka goditur një tjetër automjet të tipit "Honda Civic" gjithashtu janë përfshirë dhe disa makina të tjera në aksident të cilat ndodheshin në këtë aks rrugor.
f.sh/NOA