Filipine, 6 shtator NOA - Një traget me rreth 950 pasagjerë në bord është mbytur dje në Filipine ku me dhjetëra persona rezultojnë të zhdukur.
Tragjedia ndodhi dje në afërsi të qyteti jugor Zamboanga, kur trageti i cili po transportonte pasagjerë është fundosur.
Autoritetet vendase kanë nisur menjëherë operacionet e shpëtimit ku kanë bërë të mundur shpëtimin e bordit të tragetit si dhe të rreth 600 pasagjerëve ndërsa dhjetëra të tjerë rezultojnë të zhdukur.
Skuadrat e shpëtimit kanë nxjerrë të paktën pesë trupa pa jetë.
Ministri filipinas i mbrojtjes, Gilberto Teodoro, bëri të ditur se operacioni i shpëtimit ishte ndihmuar nga moti i mirë dhe prania e disa mjeteve të tjera lundruese në afërsi të tragetit kur u dha urdhri për evakuimin e tij.
Ende nuk dihet shkaku i mbytjes së tragetit.
Trageti ishte nisur të shtunën nga porti Gjeneral Santos dhe po udhëtonte në drejtim të qytetit qendror Iloilo.